Vdekja u konfirmua nga mjekët më 2 korrik, të cilët njoftuan policinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, kur një shtetas i Kosovës, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se goditi këmbësorin.
Viktima pësoi lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.