Një pedagog i pranishëm në protestën para Kryeministrisë deklaroi se qeveria po harton një ligj të ri për arsimin e lartë. Ky draft synon rritjen e mandateve të rektorëve nga dy në tre, duke i bërë ata “vasalë të qeverisë”. Stafet pedagogjike nuk do ta lejojnë këtë ndryshim, u shpreh ai.

Gjithashtu, pedagogu denoncoi një rast korrupsioni në Kadastër. Sipas tij, një i afërmi i tij iu kërkuan 20 mijë euro për regjistrimin e pronës, edhe pse vlera e saj ishte më e ulët.

Protesta shënoi ditën e 34-t. Pedagugu theksoi se kryeministri Rama ka dy rrugë: dorëheqjen ose arrestimin nga SPAK, në mënyrë që të mos përfundojë si Çaushesku. Ai shtoi se financimi i qeverisë për universitetet është dhjetë herë më i ulët se në Bashkimin Evropian.