Parlamenti Evropian vëren progres të moderuar në reformën e administratës publike dhe transformimin digjital në Maqedoninë e Veriut. Institucioni pranoi përmirësime në transparencë dhe efikasitet në sektorin publik, duke përfshirë miratimin e legjislacionit për identifikimin elektronik. Megjithatë, PE thekson se reformat ende nuk janë të mjaftueshme.
Zbatimi praktik i reformave mbetet i kufizuar dhe nuk ka prodhuar ende rezultate të dukshme për qytetarët, veçanërisht në nivel lokal. Kjo kërkon reforma më të thella dhe forcim të kapaciteteve administrative, përmes zbatimit të plotë të Strategjisë së Administratës Publike 2023–2030. Kjo strategji synon t'u mundësojë administratave lokale të ofrojnë shërbime më të mira dhe të zhvillojnë strategji zhvillimi lokal e rajonal.
Një pikë kryesore e kritikës nga Parlamenti Evropian është depolitizimi i administratës publike. Raporti i PE-së bën thirrje për zbatim të plotë të sistemit të punësimit dhe avancimit në bazë të meritës, veçanërisht për pozitat e larta drejtuese. Ndohet se ndikimi politik në administratë nuk është eliminuar plotësisht.
Qeveria miratoi ligje të reja për përmirësimin e përzgjedhjes dhe trajnimit të nëpunësve, si dhe përditësimin e kuadrit ligjor për dokumentet elektronike. Megjithatë, mungesa e interesimit nga të rinjtë për punësim në administratë, për shkak të pagave jo konkurruese, dhe besimi i ulët publik në institucionet shtetërore, mbeten sfida.