Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet sot pasdite, duke filluar në orën 18:00, për të përcaktuar drejtuesit e rinj. Punimet pritet të zgjasin deri afër mesnatës, me fjalën e hapjes nga kryetari Sali Berisha dhe prezantimin e kandidaturave.
Dy vendimmarrjet kryesore të kësaj mbledhjeje janë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shtimi i numrit të nënkryetarëve të partisë. Flamur Noka pritet të rikandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Gjithashtu, parashikohet që numri i nënkryetarëve të rritet nga katër në gjashtë.
Një tjetër ndryshim pritet në sekretariatin për çështjet ligjore, i cili ka qenë drejtuar nga Ivi Kaso për 12 vjet. Kaso ka njoftuar publikisht se nuk do të jetë më kandidat për këtë pozicion. Një figurë e re pritet të promovohet në këtë detyrë, si dhe dy kandidatë të rinj për nënkryetarë.