Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos që nga viti 2016, është më e njohura, me mbi 60 milionë ndjekës. Ajo është modele, influencuese dhe protagoniste e serialit dokumentar “I Am Georgina”.

Ines Tomaz, modele dhe influencuese, është bashkëshortja e Bernardo Silvës. Çifti u martua në vitin 2023, ka një vajzë dhe së shpejti do të bëhet prindër për herë të dytë.

Ana Pinho, bashkëshortja e Bruno Fernandes, ka dy fëmijë. Ajo mbështet bashkëshortin në ndeshje të rëndësishme, megjithëse shfaqet rrallë në publik.

Aktorja Madalena Aragao është në lidhje me mesfushorin Joao Neves. Ata konsiderohen një nga çiftet e reja më të ndjekura në Portugali. Daniela Machado, partnerja e Joao Cancelos, ka dy fëmijë dhe shpesh shihet duke mbështetur atë.

Portugalia do të ndeshet me Kroacinë në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës, në stadiumin BMO Field në Toronto. Partneret pritet të jenë të pranishme për të mbështetur lojtarët në këtë duel.