Partizani ka arritur marrëveshjen me trajnerin Florin Daniel Bratu. Prezantimi i tij u bë nga presidenti i klubit, Gazment Demi, duke e bërë zyrtare drejtimin e “të kuqve” për sezonin e ri. Bratu ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje 1+1 vit.

Trajneri rumun, 46 vjeç, sjell me vete një eksperiencë të pasur si lojtar dhe trajner. Ai ka drejtuar skuadra në Rumani dhe Qipro, si dhe ka qenë në krye të Kombëtares U-21 të Rumanisë. Kjo do të jetë përvoja e tij e parë në kampionatin shqiptar.

Klubi i Partizanit ishte pa trajner që nga muaji prill, pas shkarkimit të Oltijon Kërnajës. Me Bratu-n në krye, Partizani synon të nisë një projekt të ri ambicioz.