Projekti, i prezantuar nga Nitro Circus, synoi të krijojë “darkën më të çmendur në botë”. Gjatë kësaj sfide, një tavolinë ngrënieje e shtruar plotësisht u hodh nga një avion. Parashutistët, të ulur rreth tavolinës, simulan një darkë në ajër. Ata konsumuan ushqim dhe verë për afro 40 sekonda, përpara se të hapnin parashutat dhe të përfundonin kërcimin me sukses.
Kjo performancë, e konsideruar e para e këtij lloji në disiplinën e rënies së lirë, u drejtua nga ekspertët e parashutizmit Steve dhe Sarah Curtis. Steve Curtis njihet si një nga parashutistët më të mirë në histori, me mbi 25,000 kërcime dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë. Sarah Curtis mban gjithashtu disa rekorde kombëtare dhe botërore në këtë sport.