Përfaqësuesja paraguaiane u prit me entuziazëm të madh pas paraqitjes në Kupën e Botës. Presidenti Santiago Peña dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë ishin të pranishëm për të mirëpritur futbollistët në orët e para të mëngjesit.

Presidenti Peña shprehu mirënjohje të thellë për ekipin. Ai theksoi se lojtarët dhe stafi trajner kanë dhuruar ditë të mrekullueshme, duke frymëzuar ëndrra dhe duke dëshmuar se me përkushtim, punë dhe besim çdo gjë është e mundur. “Faleminderit nga thellësia e zemrës që na keni bërë të ndihemi kaq krenarë,” tha Peña.

Paraguai u eliminua në fazën 1/8 e finales nga Franca, pas humbjes me rezultatin minimal 1:0. Më herët, ekipi kishte arritur të eliminonte Gjermaninë në 1/16 e finales pas ekzekutimit të penalltive. Megjithëse paraqitja kundër Francës u kritikua, tifozët dhe presidenti shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur.