Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në Botërorin aktual. Për të ka pasur interesim nga Barcelona, e cila kërkon një zëvendësues për Robert Lewandowskin.
Oyarzabal ka deklaruar për "Marca" se nuk do të kalojë te Barcelona. Ai shprehu lumturinë e tij te Real Sociedad, duke e quajtur klubin "shtëpi" dhe vend ku është ndier i sigurt dhe i mbështetur, sidomos në periudhat e vështira.
Futbollisti theksoi gjithashtu rëndësinë e afërsisë me familjen dhe miqtë e tij. Familja e tij jeton vetëm dhjetë minuta larg, ndërsa vjehrrit dhe rrethi i ngushtë i miqve jetojnë gjysmë ore larg, duke ofruar mbështetje të shpejtë në çdo kohë.