Financimi, dokumentacioni dhe procedurat administrative për këtë projekt janë kryer të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Osmani theksoi se VLEN nuk ka kontribuar në kontratën e nënshkruar për autostradën. Hartimi i dokumentacionit, sigurimi i fondeve, shpronësimet dhe shpallja e tenderit u realizuan nga BDI.
Sipas tij, VLEN nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të avancuar projektin gjatë dy viteve të fundit. Përkundrazi, është tentuar bllokimi dhe devijimi i trasues së autostradës. Ndërtimi i segmentit të parë prej 2 kilometrash pengoi kthimin e projektit nga autostradë në rrugë magjistrale.
Osmani përfundoi se nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë kontribuar me asnjë gur në këtë projekt.