Osmani reagoi pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveritare për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Ai theksoi se asnjë milimetër nga trasa e projektit të përgatitur më herët nuk është ndryshuar.

Sipas Osmanit, financimi i projektit ishte siguruar, projekti i plotë ishte finalizuar, shpronësimet ishin kryer dhe procedurat e tenderimit kishin nisur. Ai vuri në dyshim arsyet për humbjen e dy viteve, duke i cilësuar si “mashtrim” justifikimet për ndryshimin e trasës. Osmani kërkoi një përgjigje për vonesën e punimeve.