Olmo theksoi se ndihet komod në këtë pozicion, pasi ka luajtur aty edhe më parë. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Barcelona po has vështirësi në sigurimin e shërbimeve të sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Barcelona ka ofruar 100 milionë euro për Alvarez, por kjo ofertë u refuzua menjëherë. Megjithë këtë, Olmo beson se skuadra ka alternativa të mjaftueshme për rolin e sulmuesit, duke përmendur Ferran Torres dhe Anthony Gordon si lojtarë të cilët mund të mbulojnë këtë pozicion.

Reprezentuesi spanjoll nënvizoi rëndësinë e forcimit të skuadrës me lojtarë të rinj, nëse të tillë vijnë, për të rritur konkurrencën dhe cilësinë.