Olivia Wilde beson se marrëdhëniet e qëndrueshme varen nga aftësia për të zhvilluar biseda të vështira. Aktorja 42-vjeçare e ka trajtuar këtë temë edhe në filmin e saj të ri, “The Invite”, ku interpreton përkrah Seth Rogen.
“Marrëdhëniet janë të vështira. Ndonjëherë duket pothuajse e pamundur të qëndrosh për një kohë të gjatë me të njëjtin person nëse nuk zhvilloni ato biseda të vështira për të cilat flet edhe filmi”, deklaroi Wilde.
Ajo foli edhe për ndarjen nga Jason Sudeikis, me të cilin ka dy fëmijë. Wilde kujtoi në podcastin “Call Her Daddy” momentin kur kuptoi se marrëdhënia kishte marrë fund. Ajo përmendi 10 marsin 2020, ditëlindjen e saj, si datën kur e kuptuan fundin pas një periudhe të vështirë.
Gjatë kthimit për në shtëpi, Wilde e pyeti Sudeikis nëse i kishte blerë dhuratë. “A më ke blerë ndonjë dhuratë?”, i tha ajo. Ai u përgjigj, “Çfarë të të blej, Olivia? Unë nuk të njoh më.” Wilde pranoi se ai kishte të drejtë dhe se nuk njiheshin më. Kjo bisedë shënoi fundin e lidhjes së tyre.
Aktorja shtoi se ndarja ishte edhe më e dhimbshme për shkak të vëmendjes mediatike. “Ishte e vështirë ta përjetoja gjithë këtë në sy të publikut”, tha ajo.