Olise është vlerësuar si një lojtar vendimtar për Francën, edhe pse nuk ka shënuar gola. Ai ka përshkuar gjithsej 40.9 kilometra në katër takime, duke e bërë lojtarin më të lodhur të ekipit të Didier Deschamps, sipas “L'Equipe”.

Përveç angazhimit fizik, Olise shkëlqen edhe në asistime. Ai ka përgatitur katër gola për shokët e skuadrës. Kështu, atij i duhet vetëm një asist tjetër për të barazuar rekordin e Pesë asisteve të Pele, të vendosur në vitin 1970.

Franca konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të fituar Kupën e Botës, ku kontributi i Olise është thelbësor.