Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit “Makedonski Prosvetiteli” dhe rrugës “Dimitar Vlahov”. I riu po ngiste biçikletën kur u godit nga automjeti. Menjëherë pas aksidentit, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

I mituri u transportua në Spitalin “Shën Erasmus”, ku mjekët konstatuan lëndime të rënda. Pas hetimeve, policia gjeti automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me targa të Ohrit.

Drejtuesi i mjetit u identifikua si 65-vjeçari M.D. nga Ohri. Testi i alkoolit doli pozitiv, me 0.7 promil alkool në gjak. Policia ka ndërmarrë masat e mëtejshme ligjore.