Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit “Makedonski Prosvetiteli” me rrugën “Dimitar Vlahov”. I mituri u dërgua menjëherë në Spitalin “St. Erasmus”, ku mjekët konstatuan lëndime të rënda.
Policia identifikoi dhe gjeti automjetin “Volkswagen Tiguan” me targa të Ohrit. Makina drejtohej nga M.D., 65 vjeç, nga Ohri. Testi i alkoolit zbuloi se shoferi kishte 0.7 promil alkool në gjak.