Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, deklaroi se vendimet e marra nga KRM “Pastrimi” janë të njëanshme. Ai theksoi se përpjekjet për t’ia atribuar fajin institucioneve lokale për situatën aktuale janë të pabazuara.

Thaçi u shpreh se qytetarët e Obiliqit nuk do të paguajnë çmimin e paaftësisë së askujt dhe se komuna nuk do të mbahet peng nga një menaxhim i dështuar. Komuna akuzoi drejtuesit e KRM “Pastrimi” për shmangie të përgjegjësisë. Sipas tyre, ndërmarrja po përpiqet të atribuojë fajin në vend që të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e saj.

Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve përmes mjeteve ligjore dhe institucionale.