NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se është operatori përgjegjës për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave në Obiliq. Ky ndryshim, i cili ka nisur nga qershori 2024, vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar me Komunën e Obiliqit.

Sipas njoftimit, faturimi dhe inkasimi i pagesave për grumbullimin e mbeturinave do të kryhet ekskluzivisht nga NPL “Kastrioti”. Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesat vetëm sipas faturave të lëshuara nga NPL “Kastrioti”.

Qytetarët e Obiliqit nuk duhet të paguajnë më asnjë faturë të lëshuar në emër të KRM “Pastrimi” për shërbimin e mbeturinave. Ky veprim bazohet në legjislacionin aktual për menaxhimin e mbeturinave dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike.