Përzgjedhësi i Norvegjisë, Stale Solbakken, deklaroi se kombëtarja luajti me nivel të lartë taktik. Ai theksoi se strategjia e ekipit ishte të lodhte kundërshtarin, pasi Brazili u tërhoq dhe u mbështet te kundërsulmet. Solbakken e krahasoi qasjen e skuadrës së tij me atë të Manchester City-t, ndërsa Brazilin me Real Madridin.
Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma dhe përfundoi me një fitore historike për Norvegjinë. Solbakken u shpreh se çdo norvegjez mund ta shijojë këtë sukses, duke theksuar dramën dhe intensitetin e përballjes.