Ndeshja u zhvillua në stadiumin “MetLife” të New Jersey-t. Haaland realizoi golin e parë në minutën e 79-të dhe golin e dytë në minutën e fundit të ndeshjes. Me këto dy gola, Haaland arrin Lionel Messin dhe Kylian Mbappen me gjithsej shtatë gola në këtë Botëror.
Golin e vetëm për Brazilin e shënoi Neymar nga penalltia, në minutën e dhjetë shtesë. Më herët në ndeshje, një gol i Patrick Bergut për Norvegjinë u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithashtu, portieri norvegjez Orjan Nyland priti një penallti të goditur nga Bruno Guimaraes.
Me këtë humbje, Brazili, pesë herë kampion bote dhe fituesi i fundit në vitin 2002, eliminohet nga turneu që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.