Kombëtarja skandinave eliminoi Brazilin, duke siguruar suksesin më të madh në historinë e saj në turneun botëror. Pas ndeshjes, futbollistët e Stale Solbakken shpërthyen në festë në dhomat e zhveshjes.

Ata kënduan, kërcyen dhe shprehën gëzimin e tyre për kualifikimin. Momenti kulminant i festës ishte këndimi i këngës “Nuk do të kthehemi kurrë në shtëpi”, një shprehje e optimizmit për vazhdimësinë e rrugëtimit të tyre në Kupën e Botës.

Pas kësaj fitoreje historike, Norvegjia do të përballet me Anglinë në fazën çerekfinale të turneut.