Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të East 43rd Street me First Avenue. Burri vendosi fillimisht një flamur të lidhur me qeverinë tibetiane në mërgim dhe më pas i vuri flakën vetes.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Bellevue, ku ndodhet në gjendje kritike. Autoritetet gjetën në vendngjarje dokumente me mbishkrimin “Kina jashtë Tibetit”. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Flamuri i përdorur në protestë lidhet me kryengritjen e dështuar tibetiane të vitit 1959. Pas kësaj kryengritjeje, u krijuan parlamenti tibetian dhe qeveria në mërgim në Indinë veriore. Kina e mori kontrollin e Tibetit në vitin 1951, duke e quajtur këtë veprim “çlirim paqësor”.