Incidenti ndodhi përpara selisë së OKB-së, ku burri u gjet me djegie të rënda në trup. Policia e Nju Jorkut u përgjigj menjëherë pas një telefonate.
Viktima, i cili mbante një flamur tibetian, u dërgua në spital, por më vonë u shpall i vdekur. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Zyrtarët nuk kanë bërë komente mbi motivet që e shtynë burrin të ndërmerrte këtë akt.
Kina e konsideron Tibetin pjesë të territorit të saj për më shumë se shtatë shekuj, me Partinë Komuniste që qeveris rajonin që nga viti 1951. Shumë tibetianë, megjithatë, pretendojnë se ishin të pavarur për pjesën më të madhe të historisë dhe kanë protestuar kundër sundimit të Pekinit.