Zjarri i vetëm aktiv ndodhet në fshatin Belicë, Komuna e Brodit, duke prekur vegjetacionin e ulët. Një zjarr tjetër, në fshatin Miletinë të Bërvenicës, është vënë nën kontroll nga ekipet e shuarjes.
Gjatë ditës u shuan nëntë zjarre në disa komuna. Këto përfshijnë Kuçkovën (Gjorçe Petrov), Cërkvinën (Veles), Cërveni Bregovi (Negotinë), Stojakovën (Bogdanc), Dobrejcin (Strumicë), dhe pranë manastirit “Shën Joakim Osogovski” (Kriva Pallankë). Po ashtu, zjarret u shuan edhe në Careviq (Prilep), Novi Karaorman (Karbinc) dhe Smojmirovë (Berovë). Kryesisht u prekën vegjetacioni i ulët dhe i degraduar, si dhe një zonë pyjore dhe grurë në raste të veçanta.