Zjarri i vetëm aktiv gjendet në fshatin Belicë, Komuna e Brodit, duke përfshirë vegjetacion të ulët. Një tjetër zjarr, në fshatin Miletinë, Komuna e Bërvenicës, është vënë nën kontroll.

Nëntë zjarre të tjera janë shuar plotësisht. Këto përfshijnë zjarre në Kuçkovë (Gjorçe Petrov), Cërkvinë (Veles), Cërveni Bregovi (Negotinë), Stojakovë (Bogdanc), Dobrejc (Strumicë), pranë manastirit “Shën Joakim Osogovski” (Kriva Pallankë), Careviq (Prilep), Novi Karaorman (Karbinc) dhe Smojmirovë (Berovë). Shumica e këtyre zjarreve kishin përfshirë vegjetacion të ulët, ndërsa në Karbinc ishin djegur edhe grurë, dhe në Prilep vegjetacion i ulët në zonë pyjore.