Arteria kryesore e korridorit Kosovë-Maqedoni e Veriut, autostrada Shkup-Bllacë, po avancon me nisjen e punimeve për pjesën e fundit prej 10 kilometrash. Sipas deklaratës së Bilall Kasamit, punimet intensive do të fillojnë këtë të hënë, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e tyre.
Kjo autostradë synon të lidhë Shkupin me Prishtinën, duke lehtësuar qarkullimin në një nga pikat kufitare më të frekuentuara. Izet Mexhiti theksoi se pika kufitare në Bllacë është më e frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Projekti i ka dhënë prioritet kësaj pike kufitare, duke përfshirë edhe konceptin “one-stop shop” në Bllacë dhe Jazhincë.