Ceremonitë, të cilat do të zgjasin nga 4 deri më 9 korrik, përfshijnë homazhe publike, funeralin, varrimin dhe pelegrinazhin e fundit. Mijëra besimtarë u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Teheran, ku është vendosur arkivoli i Khameneit, i mbuluar me çallmën e tij të zezë. Kompleksi fetar është dekoruar me portrete të ish-udhëheqësit, flamuj të zinj në shenjë zie dhe flamuj të kuq, simbol i martirizimit dhe hakmarrjes.

Autoritetet iraniane presin nga 15 deri në 20 milionë njerëz të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore vetëm në Teheran. Khamenei, 86 vjeç, drejtoi Iranin për dekada dhe ishte udhëheqësi më jetëgjatë i Republikës Islamike pas Revolucionit të vitit 1979. Ai u vra në një sulm ndaj rezidencës së tij gjatë ditës së parë të bombardimeve të nisura nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Gjatë homazheve, shumë pjesëmarrës mbanin flamuj të kuq me mbishkrimin “Martir”. Në turmë u dëgjuan thirrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si dhe slogane që kërkonin hakmarrje për vrasjen e liderit iranian.