Mijëra qytetarë u mblodhën në Teheran për t'i dhënë lamtumirën Ali Khameneit. Procesioni u nis nga Xhamia e Madhe Mossala, me destinacion qytetin e shenjtë të Qom. Agjencia Tasnim raportoi se automjeti me arkivolin e Khameneit dhe disa anëtarëve të familjes u shoqërua nga mijëra vajtues.

Turmat filluan të grumbulloheshin në orët e para të mëngjesit në Sheshin e Revolucionit në Teheran. Autoritetet parashikojnë që procesioni të zgjasë nga 10 deri në 12 orë. Itinerari prej rreth 10 kilometrash kalon nëpër rrugë dhe sheshe kryesore të kryeqytetit, para se kortezhi të arrijë pranë Aeroportit Mehrabad.

Pas mbërritjes në Qom, trupi i Khameneit do të transportohet në qytetet e shenjta shiite të Najaf dhe Karbala. Më pas, arkivoli do të kthehet në Iran, në qytetin e Mashhad, ku ceremonia e varrimit është planifikuar të mbahet më 9 korrik.