Zoti Qarkaj, i ardhur nga Kukësi, u shpreh se Edi Rama nuk mund të burgosë 12 mijë protestues. Ai paralajmëroi kryeministrin të largohet nga posti, duke theksuar se populli ka mënyra të tjera për ta larguar atë nëse nuk e bën me dëshirë.
Qarkaj tha se Edi Rama po vepron si një diktator, duke sfiduar atë: “Do gjak Edi Rama? Nëse ti do jetë njeriu, unë do jem i pari që do të jap jetën në këtë shesh.” Ai shtoi se nuk do të dorëzohet dhe theksoi se populli shqiptar është i vendosur të rezistojë.