I riu Niko Qarkaj, pas lirimit nga qelia, u bë pjesë e protestës para Kryeministrisë. Ai iu afrua kordonit të policisë dhe puthi duart e disa efektivëve. Këta të fundit iu përgjigjën me përqafime, duke shkaktuar reagime pozitive nga protestuesit.

Qarkaj u arrestua të enjten para Parlamentit gjatë një proteste. Ai vuan nga epilepsia dhe u lirua të dielën me vendim të Gjykatës Penale. Gjatë kohës në paraburgim, Qarkaj denoncoi dhunë nga efektivë të Policisë dhe u transportua në spital me ambulancë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pretendimet për dhunë janë në verifikim nga autoritetet kompetente.