Neymar nuk i mbajti dot lotët pas përfundimit të ndeshjes ku Brazili u mund nga Norvegjia me rezultatin 2-1, duke u eliminuar nga Kupa e Botës. Gjyqtari vërshëlleu fundin e ndeshjes dhe Neymar mbeti i palëvizur në fushë, përpara se të shpërthente në lot, duke shënuar një nga momentet më prekëse të këtij Botërori.

Për 34-vjeçarin, ky turne ishte i vështirë, shkaku i lëndimeve dhe dyshimeve për gjendjen e tij fizike. Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti vazhdoi t'i besonte atij. Neymar u rikthye gradualisht, duke marrë minuta nga stoli para se të luante një rol të rëndësishëm në fazën eliminatore.

Në fundin e kohës shtesë, Neymar shënoi nga pika e bardhë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Para goditjes, ai pati një përplasje verbale me portierin norvegjez Orjan Nyland, i cili tentoi ta shpërqendronte. Megjithatë, goli i tij erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Pas vërshëllimës së fundit, eliminimi i Brazilit u konfirmua.

Neymar u ul në fushë i pushtuar nga emocionet, ndërsa shokët e skuadrës, përfshirë Raphinhan, iu afruan për ta ngushëlluar. Kjo paraqitje mund të ketë qenë e fundit për Neymarin në një Kampionat Botëror, duke i dhënë fund ëndrrës së Brazilit në mënyrën më të dhimbshme.