Neymar Jr., sulmuesi 34-vjeçar, e bëri publike vendimin pas eliminimit të Brazilit nga Botërori, pas humbjes me rezultat 2-1 kundër Norvegjisë. Ai shprehu zhgënjimin thellë pas ndeshjes vendimtare.

"U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe këtu edhe përfundoi. Tani ka marrë fund," u shpreh ai. Neymar mban rekordin me 80 gola të shënuar për Kombëtaren braziliane. Goli i tij nga penalltia në minutat shtesë nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur eliminimin e pesë herë kampionëve të botës nga kompeticioni.