Neymar, 34 vjeç, e konfirmoi vendimin pas eliminimit të Brazilit. Edhe pse Brazili u eliminua, Neymar shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë në minutat e fundit të ndeshjes. Sulmuesi mbyllet si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit, me 80 gola në 129 paraqitje.

Ai përfaqësoi vendin e tij në katër Kupa Botërore dhe në disa turne të tjera të mëdha. Trajneri Carlo Ancelotti e riktheu Neymarin në ekip për Kupën e tij të katërt të Botës, pas një mungese trevjeçare nga kombëtarja, duke i dhënë mundësinë e fundit për të fituar trofeun më të madh në futboll. Megjithatë, ëndrra e tij për t'u shpallur kampion bote u shua pas dy golave të shënuar nga Erling Haaland për Norvegjinë. Me largimin e Neymarit, Brazili i jep lamtumirën një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së tij.