Vendimi i Neymar Junior vjen pas humbjes së Brazilit në Botërorin 2026. Lojtari shënoi 80 gola dhe dhuroi 59 asistime në 130 paraqitje me kombëtaren. Pas këtij njoftimi, babai i tij ka shprehur dëshirën që djali të mos heqë dorë nga loja.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, babai i futbollistit theksoi: “Dua të bëj një kërkesë si baba. Ney, vazhdo të luash futboll, të lutem.” Kjo kërkesë i bën thirrje sulmuesit të mos e ndërpresë karrierën e tij profesionale.