Për kartonin e talentit afrikan, Newcastle raportohet se ka paguar rreth 50 milionë euro.
Toure shprehu entuziazmin për transferimin në Ligën Premier. Ai deklaroi se ka qenë ëndrra e tij të luajë në Ligën Premier për një klub të madh si Newcastle.
Futbollisti shtoi se Newcastle është si një familje dhe kjo do ta ndihmojë të japë më të mirën në fushë. Ai premtoi se do të japë maksimumin çdo ditë për fanellën e re dhe mezi pret të takojë bashkëlojtarët, tifozët, si dhe të luajë për herë të parë në St James' Park.
Bazoumana Toure është përforcimi i dytë për ekipin e parë të Newcastle këtë afat kalimtar. Më parë, klubi anglez transferoi portierin Ewen Jaouen nga Reimsi për 18.5 milionë funte.