Netanyahu, në një intervistë për Fox News, theksoi se Irani duhet të braktisë programin e tij bërthamor. Ai kërkoi heqjen e materialit bërthamor të pasuruar dhe çmontimin e objekteve të pasurimit.
Kryeministri izraelit u shpreh se mbështet përpjekjet e administratës amerikane për një zgjidhje diplomatike. Megjithatë, ai paralajmëroi se, pavarësisht nëse arrihet apo jo një marrëveshje, Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore për sa kohë ai është kryeministër.
Netanyahu nuk komentoi detaje mbi bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Ai tha se do t'i vlerësonte vetëm pas një rezultati përfundimtar. Marrëdhënien e tij me Trump, Netanyahu e cilësoi si bashkëpunim aleatësh me një objektiv strategjik të përbashkët.