Marjana Koçeku, deputete e njohur si Neomalësorja, ka ndarë pamje nga vizita e saj disa-ditore në Parlamentin Europian. Në një postim në rrjetet sociale, ajo vlerësoi rolin e Europës.
Koçeku theksoi se Europa është një strehë e sigurt për Shqipërinë. Ajo shtoi se orientimi drejt Europës është i natyrshëm pas rënies së sistemit komunist dhe se aty kauzat e drejta gjejnë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje.
Marjana Koçeku mori mandatin si deputete e Partisë Socialiste më 11 maj. Pas protestave të qytetarëve, ajo vendosi të largohet nga grupi parlamentar i PS-së dhe të vijojë mandatin si deputete e pavarur.