Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimtarisë si një nga zhvilluesit kryesorë të ekonomisë.
Sipas kryeministrit, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë rritje të ndërtimtarisë me një të tretën në prill, krahasuar me vitin e kaluar. Autostrada Shkup-Bllacë ka qenë prej vitesh simbol i premtimeve të parealizuara nga qeveri të ndryshme, të cilat premtonin ndërtimin para zgjedhjeve. Mickoski shtoi se një pjesë e tokës për autostradën ishte blerë nga individë me lidhje politike.