Në protestën e 37-të kundër qeverisë, Nënë Liza shprehu pakënaqësinë e saj, duke deklaruar se kryeministri Rama largohet vetëm me dhunë. Ajo argumentoi se “me dhunë na kanë nxjerrë nga shtëpia në mes të dimrit”, duke iu referuar ngjarjeve të ish-kompleksit “5 Maji”.

Aktivistja theksoi se kushdo që nuk del para popullit për t'u përgjigjur është “dele e shtazë”. Nënë Liza i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen, duke argumentuar se ai duhet të largohet për shkak të pensioneve të ulëta dhe nivelit të lartë të korrupsionit.