Rreth 43% e kompanive të ndërtimit në Shqipëri kanë një hua aktive, duke e renditur këtë sektor të parin për nivelin e ekspozimit ndaj kredive. Tregtia vjen e dyta me 40% të bizneseve huamarrëse, industria e treta me 39%, ndërsa shërbimet regjistrojnë nivelin më të ulët, me 26%.
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë gjithashtu tregon se ndërtimi ka barrën më të rëndë të huasë në raport me kapitalin. Për 27% të firmave të ndërtimit, vlera e huasë është e barabartë ose më e madhe se kapitali. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me sektorët e tjerë: 20% në tregti, 16% në shërbime dhe 13% në industri.
Ngarkesa financiare është thelluar gjatë vitit 2025. Në gjashtëmujorin e parë, vetëm 18% e firmave të ndërtimit raportuan hua të barabarta ose më të larta se kapitali, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit kjo përqindje u rrit në 27%.