Zyrtarët e New Yorkut njoftuan se ndërtesa, e cila ndodhet në rrugën “East 42nd”, paraqet rrezik të madh shembjeje. Dëshmitarët kanë raportuar se kanë vërejtur shkundje të objektit.
Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, konfirmoi situatën. Njësitet e zjarrfikësve në terren kanë paralajmëruar rrezik për shembje lokale.
Qytetarë të Kosovës në SHBA kanë tentuar të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në New York, por numrat zyrtarë kanë qenë të paqasshëm.