Ndërprerja e furnizimit me ujë fillon në orën 09:00. Arsyeja janë punimet teknike për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me pajisje të reja. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.
Kthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët pritet të bëhet rreth orës 16:00. Koha e saktë varet nga dinamika e punimeve në terren. Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.