Niko Qarkaj, i arrestuar pas protestës së 2 korrikut në Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë procesit në Gjykatën e Tiranës. Për shkak të gjendjes së tij, u kërkua ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, e cila mbërriti për t'i ofruar asistencën mjekësore të nevojshme.
Qarkaj është raportuar se vuan nga epilepsia. Më herët, avokati i tij, si dhe protestues e aktivistë të tjerë, kanë denoncuar se ai ka qenë viktimë e dhunës gjatë arrestimit dhe kohës së mbajtjes në qeli.