Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, deklaruan se u mbajtën rreth një orë në pritje pa sqarime. Pas një ore, policia kufitare u komunikoi se tre prej tyre mund të kalonin, ndërsa personi i katërt që i shoqëronte nuk lejohej. Në shenjë revolte, zyrtarët vendosën të kthehen. Më pas, ata u njoftuan se kishin ndalesë hyrjeje në Shqipëri.
Ndalesa dyshohet se lidhet me përfshirjen e tyre në organizimin e protestave të “Revolucionit Flamingo” në Tiranë. “Revolucioni Flamingo” është një lëvizje qytetare në Shqipëri, e nisur në maj 2026, si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe Ishullit të Sazanit. Më pas, ajo u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.