Vdekja e Bennettit u konfirmua nga ish-anëtarët e grupit GRL përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Mjeku ligjor në Kent, Angli, ka konfirmuar datën e ndarjes nga jeta.
Lauren Bennett u bë e njohur globalisht në vitin 2011 me këngën “Party Rock Anthem” të LMFAO. Më pas, ajo iu bashkua grupit GRL, i cili pati sukses me këngë si “Ugly Heart” dhe “Wild Wild Love”, në bashkëpunim me Pitbull.
Këngëtarja lë pas vajzën e saj gjashtëvjeçare, Harlow, të cilën e kishte me balerinin dhe aktorin Kenny Wormald.