Në një deklaratë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Costa theksoi rëndësinë e marrëdhënies transatlantike për sigurinë e kontinentit. Ai shtoi se Evropa po rrit përgjegjësitë e saj për mbrojtjen, ndërsa shtetet anëtare po përmbushin angazhimet për rritjen e kapaciteteve ushtarake.
Ursula von der Leyen ritheksoi se një Evropë e fortë është një NATO e fortë. Ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian synon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro deri në vitin 2030 për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes.
Mark Rutte sqaroi ndarjen e përgjegjësive mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian. NATO fokusohet në aftësitë ushtarake, standardet dhe strukturën e komandës. BE mbështet zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, infrastrukturën, financimin dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendeve anëtare.