Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi të mërkurën nga Turqia se Shqipëria do të jetë vendi pritës i samitit të radhës të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ky lajm u bë publik pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara.

Në Ankara, liderët e vendeve anëtare diskutuan çështje kyçe si siguria euroatlantike, nevoja për rritjen e investimeve në sektorin e mbrojtjes, si dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Aleanca. Përzgjedhja e Shqipërisë si mikpritëse shënon një moment të rëndësishëm për vendin, i cili iu bashkua NATO-s në vitin 2009. Kjo është hera e parë që Shqipëria do të organizojë një takim të këtij niveli të lartë të Aleancës.