Ankaraja po përforcon masat e sigurisë përpara samitit dy-ditor të NATO-s, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare. Përgatitjet intensive përfshijnë aeroportet, rrugët protokollare, dhe pikat e akomodimit.

Ekipet e policisë janë pozicionuar në zonat e hoteleve që do të presin krerët e shteteve dhe delegacionet e huaja. Në disa vende janë ngritur barriera sigurie dhe pika kontrolli. Masa të veçanta sigurie janë vendosur pranë hotelit ku pritet të qëndrojë Presidenti i SHBA-së. Gjithashtu, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë.

Gjatë samitit, udhëheqësit do të diskutojnë forcimin e aftësive parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s, sigurinë euroatlantike, rritjen e alokimeve të mbrojtjes dhe qëllimet strategjike të Aleancës. Axhenda përfshin edhe luftën në Ukrainë dhe zhvillimet në krahun jugor të Aleancës.