Rutte deklaroi se pret që shtetet anëtare të paraqesin plane konkrete për të arritur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai nënvizoi se një Evropë e fortë është thelbësore për një NATO të fortë. Kreu i NATO-s theksoi rritjen e burimeve dhe investimeve në mbrojtje.

Aleanca do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të forcojë kapacitetet ushtarake përballë kërcënimeve të sigurisë. Rutte bëri thirrje për gatishmëri ndaj kërcënimit rus, pas sulmeve të fundit. NATO duhet të rrisë aftësinë parandaluese për të garantuar sigurinë e aleatëve.