Forumi është pjesë e Samitit të NATO-s 2026 dhe bashkon zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve aleate e partnere, si dhe liderë të industrisë së mbrojtjes dhe komuniteteve të inovacionit. Në qendër të diskutimeve është përparimi i aleatëve drejt planit historik të NATO-s për investime 5 për qind në mbrojtje. Gjithashtu, forum fokusohet tek kthimi i këtyre mjeteve në rritje të prodhimit ushtarak, zgjerim bashkëpunimi dhe prokurim të përbashkët.

Ky forum njëditor përfshin gjashtë sesione të mbyllura gjatë paradites dhe seanca plenare të transmetuara drejtpërdrejt gjatë pasdites. Për herë të parë, do të bëhen njoftime të rëndësishme për marrëveshje, iniciativa dhe rezultate konkrete nga shtetet, industria dhe bashkëpunimet shumëpalëshe. Temat e trajtuara përfshijnë hapësirën dhe mbikëqyrjen, mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, kapacitetet goditëse, bashkëprodhimin transatlantik, inovacionin dhe bashkëpunimin NATO-industri.